Jamie Vardy bëhet baba për herë të tretë.
Bashkëshortja e tij, Rebekah ka sjellë në jetë fëmijën e tretë të familjes Vardy, ndërsa nga martesa e tyre, çifti ka dy fëmijë të tjerë, Megan dhe Taylor.
Ende nuk është zbuluar emri i fëmijës së sapo lindur, por e sigurt është se bashkëshortja e Vardyt është një nga femrat më tërheqëse në botë.
Sulmuesi i Anglisë dhe i Leicester duhet të ndihet me fat për të dhe për familjen e tij që tashmë është shtuar dhe me një tjetër pjesëtar. /Telegrafi/