Jamie Lynn Spears u përpoq të zgjidhte armiqësinë midis saj dhe motrës më të madhe, këngëtares Britney Spears, me një mesazh që u nda në Instagram të shtunën (16 janar).
Në deklaratë, aktorja 30-vjeçare i bëri një lutje 40-vjeçares, dhe u shpreh se dëshironte dëshpërimisht të kujdesej për dallimet e tyre larg syrit të publikut.
Lutja e saj vjen pas një periudhe të gjatë konflikti mes dy motrave në lidhje me mënyrën se si e kanë trajtuar në të kaluarën njëra-tjetrën.
Jamie Lynn e filloi mesazhin duke i thënë motrës së saj se ata duhet të flasin për dallimet mes tyre në vend që të transmetojnë problemet e tyre në mediat sociale, shkruan DailyMail.
“Britney – Thjesht më telefono, kam tentuar shumë herë të flas me ty drejtpërdrejt dhe ta trajtoj këtë privatisht ashtu siç duhet të bëjnë motrat, por ti sërish zgjedh të bësh gjithçka në një platformë publike”, shkroi ajo.
Ylli i “Zoey 101” vazhdoi të shprehej se pohimet e motrës së saj se ata ishin si dy të huaja në të kaluarën nuk ishin të vërteta dhe ajo është përpjekur të ndikoi pozitivisht në jetën e motrës së saj.
“Ndërkohë, ju lutem mos e vazhdoni narrativën se nuk kam qenë aty për ju ose se po shpik gjërat. Jam e lumtur të ndaj sa herë kam kontaktuar me ju, ju kam mbështetur dhe jam përpjekur t’ju ndihmoj”, vuri në dukje ajo.
Jamie Lynn e mbylli mesazhin duke shkruar se armiqësia mes saj dhe Britney nuk ishte e shëndetshme për asnjërën prej tyre.
Ajo shkroi se grindja publike e çiftit ishte e turpshme, duhet të ndalet dhe se e do atë.
Këngëtarja e njohur ditë më parë tha se motra e saj më e vogël po përhapte ‘gënjeshtrave të çmendura’ rreth saj në një libër që do të publikohet së shpejti me titull “ Things I Should Have Said”.
Motrat e famshme janë përfshirë në një luftë fjalësh të dyfishta në lidhje me përmbajtjen e librit të aktores, Britney madje akuzoi atë se po e bën këtë vetëm për të shitur librin e saj.
Libri “Things I Should Have Said” pritet të vihet në dispozicion të publikut më 25 janar. /Telegrafi/