Site icon Telegrafi

Jamie Lee Curtis i del në mbrojtje Miley Cyrus

Fotografia e publikuar në revistën amerikane, “Vanity Fair”, e paraqet 15-vjeçaren të zhveshur duke mbajtur vetëm një mbulesë, derisa një gjë e tillë e ka turpëruar aq shumë Cyrus, e cila ka kërkuar falje duke thënë se është manipuluar nga fotografët.

Curtis mban anën e aktores së serilait “Hannah Montana”, pasi që edhe vet aktorja veterane në fillim të këtij muaji ka qenë pjesë e një skandali duke u paraqitur e zhveshur në pjesën e sipërme për ballinën e revistës AARP.

“Edhe unë kam qenë e turpëruar nga skandali i fundit dhe paroditë pasuese. Mirëpo unë jam një e rritur. Unë e kam mbrojtur vetën gjatë fotografimit dhe mund t’i përballoj kritikat. Mbrojtësit e saj është dashur ta ruajnë atë”, ka thënë Jamie Lee.

Exit mobile version