Telegrafi

Jamie Foxx me skenë erotike në komedinë televizive “White Famous“, pak ditë pasi konfirmoi lidhjen (Foto, +18)

Ai më në fund konfirmoi romancën e tij me Katie Holmes pas disa viteve që flitej se ishin në lidhje.

Por Jamie Foxx u detyrua të vinte në film jetën e tij të vërtetë të dashurisë për komedinë e tij të re televizive “White Famous”, e cila e pa atë duke vepruar në një skenë seksuale tepër të qartë në episodin e parë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Jamie Foxx vjen me skena erotike në komedinë televizive “White Famous” (Foto, +18)

Fituesi i çmimit “Oscar”, 49 vjeç, i la të gjitha pengesat prapa kur u bë i nxehtë, në një nga skenat e xhirimeve.

Ky episod pa dyshim do të lërë shikuesit me sy hapur, pasi ajo skenë sjell një Jamie plotësisht të veshur, ndërsa mbi të qëndron një aktore e re tërësisht nudo.

Lexo po ashtu Jamie Foxx, në rolin kryesor të filmit rreth jetës së Mike Tysonit

Çifti duket të jetë në majën e pasionit, para se të pësojnë një tronditje pasi kjo skenë të ndërpriten nga një personazh tjetër.

Ky episod i serialit do të transmetohet më 15 tetor.

Jamie Foxx dhe Katie Holmes konfirmuan lidhjen e tyre pak javë më parë

Seriali televiziv përmban shumë talentë të rinj, si: Jay Pharoah, Utkarsh Ambudkar, Jacob Ming-Trent, Lonnie Chavis dhe Meagan Good.

Jamie duket mjaft i lumtur kohëve të fundit pasi më në fund konfirmoi marrëdhënien e tij me Katie Holmes, pasi me vite të tëra e kishin fshehur romancën e tyre në publiku.

Lexo po ashtu Fshehën lidhjen e tyre pesë vite, tani Foxx shihet me të dashurën (Foto)

Çifti, të cilët besohet të jenë takuar që nga viti 2013, përfundimisht u shfaqën në publik së bashku, teksa gëzonin një ditë në plazh në fillim të shtatorit.

Këta të fundit kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të mbajtur marrëdhëniet e tyre sekrete mes pretendimeve të ish-burrit të Katie-së, përfshirë një klauzolë në vendbanimin e saj të divorcit në vitin 2012, që e ndalonte atë nga takimi publik për pesë vjet.

Katie Holmes

Por nuk kishte pse t’i fshihnin ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin, ndërsa mbanin duart dhe qeshën së bashku duke ecur përgjatë rërës në Malibu.

Katie, 38 vjeçe, kurrë nuk komentoi mbi raportet, ndërsa Jamie, i hodhi publikisht si “lajme të rreme” dhe këmbënguli se ai dhe aktorja ishin ‘vetëm miq’, gjë që ndodhi vite më parë, kur ata fshihnin lidhjen. /Telegrafi/