Telegrafi

Jamie Foxx shfaq figurën muskulore, të përgatitur për filmin biografik të Mike Tyson

Aktori i njohur, Jamie Foxx së fundmi ka qenë duke u kushtuar kohë të madhe transformimit të trupit, për filmin biografik të Mike Tyson.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka treguar figurën muskulore, e cila i është afruar në masë të madhe atij të Tyson, shkruan Insider.

“Nuk ka asnjë sekret që un kam ndjekur për të arritur një gjë të tillë. Njerëzit më pyesin se kur do të ndodhë. Gjërat janë në përgatitje e sipër, disa muaj dhe do të vazhdojmë aventurën”.

“E para dhe detyra më kryesore është transformimi i trupit. Me një numër të madh të ushtrimeve, që janë të mira për një start”.

“I ndava herët këto fotografi, siç thash, kemi rrugë për të bërë”, ka shkruar ai.

Jamie Fox (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Foxx për herë të parë e ka takuar Tyson para 30 vitesh, pas një ndeshjes ky boksieri i njohur u bë njëri prej kampionëve më të rinj në histori.

Boksieri kishte arritur të fitonte titujt kryesor për nëntë herë me radhe, derisa u mund nga Buster Douglas në Tokyo, në vitin 1990.

Mike Tyson (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, Tyson kishte shfaqur autobiografinë e tij në filmat, “The Hangover” dhe në “Hotboxin with Mike Tyson”/Telegrafi/