Jamie Foxxin mund ta konsiderojmë si njeri të fjalës. Pasi mbajti të fshehur për një kohë gjatë lidhjen me Katier Holmes, sot ai ka zbuluar edhe një sekret.
Aktori 49-vjeçar do të luajë rolin kryesor duke interpretuar ish-kampionin e boksit në një film biografik për Mike Tysonin.
Ky e fundit ka konfirmuar lajmin rreth filmit mbi jetën e tij, duke pohuar se do të ketë edhe gjëra jo të këndshme.
“Shumë njerëz nuk do të pëlqejnë gjërat që unë kam bërë në jetë”, pohoi shkurt Tyson, i cili ishte dënuar për përdhunim dhe mbeti prapa grilave për gjashtë vjet në vitin 1992.
E aktori ka filluar të merr mësime boksi në palestër me trajnerin për realizimin e filmit. Regjisori legjendar Martin Scorsese mendohet se do të realizojë filmin. /Telegrafi/