Telegrafi

Jamie Foxx i kërkon falje komunitetit hebre për postimin ofendues në rrjetet sociale

Jamie Foxx po përpiqet të sqarojë një keqkuptim që rrjedhi nga një postim i tij i fshirë tani në mediat sociale që nga disa u kritikua si antisemitik.

Në një postim të shpërndarë në Instagramin e tij, aktori fitues i “Oscar”, ka kërkruar falje ndaj komunitetit hebre.

“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, tha ai në postim, shkruan CNN.

Foto: Getty Images

Mesazhi i Foxxit i referohej një postimi të mëparshëm, i cili nuk gjendej më në llogarinë e tij, ku shkruhej: “Ata vranë këtë tip të quajtur Jezus… Çfarë mendon se do të bëjnë me ty?”.

Kritikët e postimit interpretuan atë se aktori i referohej popullit hebre, dhe historikisht antisemitizmi ka qenë i lidhur me besimin që hebrenjtë janë përgjegjës për vdekjen e Jezusit.

Foto: Getty Images

“Për ta sqaruar, jam tradhtuar nga një mik dhe këtë doja të thoja kur thash ‘ata’, asgjë më shumë. Unë kam vetëm dashuri në zemrën time për të gjithë. Unë e dua dhe mbështes komunitetin hebre. I kërkoj ndjesë më të thellë kujtdo që u ofendua”, shtoi në ndjesen e tij Fox.

Postimet vijnë pasi Jamie përjetoi një ” komplikacion mjekësor ” ende të pazbuluar që e dërgoi atë në spital pranverën e kaluar.

Në fillim të kësaj jave, ylli i “Ray” falënderoi motrën e tij Deidra Dixon që i shpëtoi jetën si pjesë e një video për nder të ditëlindjes së saj që ai filmoi për të. /Telegrafi/