Site icon Telegrafi

Jamie Foxx flet më në fund për sëmundjen e tij misterioze: Gjithçka filloi me një dhimbje koke të fortë

Aktori Jamie Foxx më në fund zbuloi se çfarë ndodhi kur u shtrua në spital në prill të vitit të kaluar.

Foxx tha se ai nuk mund të ecte dhe se ai “pa një tunel por jo dritë” duke luftuar për jetën e tij, shkruan DailyMail. Gjithçka filloi me një dhimbje koke të rëndë, dhe më pas tre javë më vonë ai u zgjua dhe nuk kujtoi asgjë.

“Kam 20 ditë ikur. Motra dhe vajzat më çuan te mjeku dhe ai më tha: “Diçka po ndodh atje lart”, ka rrëfyer aktori për fansat duke treguar kokën.

“Nuk do t’i uroja armikut tim më të keq atë që kam kaluar, sepse është e vështirë kur ka mbaruar… Kam një respekt të ri për jetën. Kam një respekt të ri për artin tim”, tha ai më herët në Critics Choice Awards.

Foxx ka pasur shumë mbështetje nga miqtë dhe familjarët që janë kujdesur për të që në momentin fatal.

“Jamie po ecën shumë më mirë dhe ka filluar të ndihet sërish si vetvetja. Ai nuk është ende 100 për qind, por është padyshim në rrugën e rikuperimit. Ai ndihet shumë mirë dhe është i emocionuar që të kthehet në punë kur të jetë koha e duhur”, tha burimi.

Aktori u shtrua në spital teksa punonte në projektin “Back in Action” me Cameron Diaz, ndaj xhirimet vazhduan në fund të janarit të këtij viti, ndërsa premiera pritet në mesin e nëntorit. /Telegrafi/

Exit mobile version