Vetëm disa muaj pasi u shfaqën së bashku në Met Gala, Katie Holmes dhe Jamie Foxx raportohet se janë ndarë.
“E! News” raporton se dyshja hollivudiane kishin pikëpamje të ndryshme për jetën dhe një burim i afërt me çiftin tha që se çifti po jeton kohët e fundi të ndarë.
Lajmi vjen menjëherë pasi aktori u zbulua duke shëtitur dorë për dore me këngëtaren, Sela Vave.
Holmes dhe Foxx u panë për herë të parë së bashku në vitin 2015, megjithëse thashethemet për lidhjen e tyre filluan të qarkullojnë edhe dy vjet më parë.
Përkundër faktit se ata kanë vite që janë afër, dyshja kur nuk kanë thënë publikisht një fjalë për romancën e tyre.
Jamie Foxx madje e la intervistën në vitin 2018 pasi një reporter ia përmendi Katien, ish-gruan e Tom Cruise. /Telegrafi/
Guess Jamie Foxx had to go and couldn't answer a question about playing basketball with Katie Holmes 😂😂😂 pic.twitter.com/XYq9fPHt3v
— Rob Lopez (@r0bato) February 16, 2018