Telegrafi

Jamie Fox reagon për herë të parë pas hospitalizimit me urgjencë gjatë xhirimeve të filmit

Aktori i njohur, Jamie Foxx ka reaguar për herë të parë pas hospitalizimit.

Të mërkurën (3 maj), tre javë pasi familja e tij zbuloi se ai ishte shtruar në spital për shkak të një komplikacioni mjekësor, fituesi i “Oscar”, 55 vjeç, bëri një postimnë Instagram

“Vlerësojë gjithë dashurinë. Ndjehem i bekuar”, ka shkruar ylli.

Foto: Getty

Vajza e tij Corinne shkroi gjithashtu në Instagram për të falënderuara për mbështetjen që iu dha atij teksa ndante postimin e babait të saj, “Faleminderit për dashurinë!”.

Më 12 prill, Corinne, njoftoi në një deklaratë në Instagram se babai i saj kishte “përjetuar një ndërlikim mjekësor” një ditë më parë.

Ai ishte në Atlanta duke xhiruar filmin e Netflix “Back in Action”, ku gjithashtu luan Cameron Diaz dhe Glenn Close dhe drejtohet nga regjisori i “Horible Bosses”, Seth Gordon.

Corinne ndau në atë kohë se “për shkak të veprimit të shpejtë dhe kujdesit të madh”, Foxx ishte “në rrugën e tij drejt rikuperimit” në atë pikë.

Një burim më vonë i tha People se shëndeti i aktorit po vazhdonte të përmirësohej.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jamie Foxx

“Ai është në rregull, falë Zotit. Ai është ende në spital dhe mjekët po bëjnë analiza, por ai është zgjuar dhe vigjilent. Ata po e mbajnë nën vëzhgim”, tha një burim atë kohë.

Foto: Getty

Burime të tjera thanë se Foxx po përmirësohej vazhdimisht ndërsa punonte drejt rimëkëmbjes në një institucion mjekësor në Gjeorgji.

Prodhimi i filmit Netflix rifilloi menjëherë pas kësaj. Ai u pa për herë të fundit duke filmuar më 10 prill.

Për shkak të shtrimit të tij në spital, një dyshe e dubluar u shfrytëzua për Foxx. /Telegrafi/