Duket se po i vjen fundi serisë së filmave “FIfty Shades of Grey”.
Do të shfaqet në sallat e kinemave me filmin “Fifty Shades Freed”, i treti i sagës së famshme, dhe Jamie Dornan ka thënë se kjo është hera e fundit që interpreton personazhin Christian Grey.
Aktori 35-vjeçar deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike si ato të filmave që bazohen në librat e E.L. James.
“Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër”.
“E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, tha Dornan.
Fifty Shades of Freed do shfaqet si premierë edhe në Cinepplex, ku pritet rekord i shikueshmërisë.
Seria e kaluar ishte në top 5 filmat më të shikuar në Cinepplex. /TCH/Telegrafi/