Jamie Carragher i ka dhënë një goditje të ashpër Paul Pogbas, duke thënë në Sky Sports se anëtari i Manchester Unitedit është lojtari më i mbivlerësuar që ka parë ai ndonjëherë.
Legjenda e Liverpoolit ka reaguar në lidhje me deklaratën e agjentit e francezit, Mino Raiola se lojtari e dëshiron largimin nga Old Traffordi në janar.
“Çlirohuni. Unë e kam thënë këtë për 12 muaj, oh Zot, ai është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë ndonjëherë në jetën time,” ka thënë Carragher në Sky Sports.
🗣"Get rid, I have been saying this for 12 months, he is the most overrated player I have ever seen in my life"
Jamie Carragher on Paul Pogba's agent saying he wants to leave Manchester United@Carra23 pic.twitter.com/mOOtJC1TVL
— Football Daily (@footballdaily) December 7, 2020
“Unë mendoj se të dy janë një për turp. Ne të gjithë do të fajësojmë agjentin tani dhe do të themi ‘pyesni Pogban’, çfarë mendon ai?”.
“Agjentët në këtë kohë, ata nuk janë vetëm agjentë. Ata janë prindër, ata janë shoku më i mirë, ata janë këshilltarët financiarë, rezervojnë pushime, shkojnë së bashku”.
Jamie Carragher: "There are only two clubs that are better than #mufc, and that's Barcelona & Real Madrid — I will be flabbergasted if they come in for him [Pogba]. I wouldn't go anywhere near him." #mulive [@footballdaily] pic.twitter.com/u9lo3BBvuN
— utdreport (@utdreport) December 7, 2020
“Ata të dy do të jenë të tillë. Ai do të jetë shoku më i mirë i Pogbas, kështu që Pogba do të jetë i vetëdijshëm për atë që do të dilte nga goja e tij”.
“Ai duhet të shkarkojë agjentin e tij. Është shumë, shumë e thjeshtë. Kjo është e gjitha që duhet të ndodhë”.
“Nuk e di se ku do të shkojë, kush do ta ketë?”, ka shtuar më tej legjenda e The Reds. /Telegrafi/