Los Angeles ka arritur ta fitoi ndeshjen e ‘Play-In’ ndaj Golden State Warriors.
Kampioni në fuqi fitoi me rezultat të ngushtë 103:100 dhe me këtë fitore kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’
Deri te kjo fitore Lakers erdhen falë treshes vendimtare të shënuar nga LeBron James dhe deri në fund të ndeshjes administruan mirë rezultatin.
Koshashënuesi më i mirë te Lakers ishte Anthony Davis me 25 pikë e 12 kërcime.
Ndërkohë LeBron James arriti ‘Triple-Double’ me 22 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.
https://m.youtube.com/watch?v=OPtg9TW33lc
Stephen Curry ishte më i miri te Warriors me 37 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Dueli tjetër i ‘Play-In’ mes Memphis Grizzlies dhe San Antonio Spurs i takoi vendasve me rezultat 100:96.
The @Lakers clinch the West #7 seed, will take on Phoenix in First Round of the #NBAPlayoffs.
The @memgrizz and @warriors battle Friday for the West #8 seed! #StateFarmPlayIn pic.twitter.com/vVacFVp5Lh
— NBA (@NBA) May 20, 2021
Lakers tani në raundin e parë të Play-Off takohen me Phoenix Suns.
Ndërkohë Memphis dhe Golden State Warriors do të luajnë një tjetër ndeshje mes vete ku fituesi luan me Utah Jazz. /Telegrafi/
https://m.youtube.com/watch?v=FGMIlsq9NSw