Site icon Telegrafi

James Van Der Beek ndan lajme pozitive për luftën e tij kundër kancerit: Ndihem mirë

James Van Der Beek

Pasi së fundmi zbuloi se vuan nga kanceri, aktori James Van Der Beek, tani ka njoftuar disa lajme pozitive.

Në një deklaratë për mediat amerikane, James Van Der Beek ka treguar se ndihet mirë dhe se rikuperimi i tij po përparon.

Më herët, artisti ka deklaruar se është në fazën e tretë të kancerit të zorrës së trashë.

James Van Der Beek

“Ndihem mirë. Ndihem mirë, ndihem i fortë. Jam në rrugën e duhur”, deklaroi ai.

Pavarësisht problemeve të tij shëndetësore, aktori do t’i bashkohet Bruno Toniolit, Chris Jones, Anthony Anderson, Tyler Posey dhe Taye Diggs në një speciale dy-orëshe për ndërgjegjësimin e kancerit të quajtur “The Real Full Monty”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James van der Beek

Van Der Beek më herët ka treguar për mediat se ka mbështetjen e familjes së tij gjatë trajtimit.

James Van Der Beek

“Unë kam kancer të zorrës së trashë. Unë jam duke u marrë me këtë diagnozë privatisht dhe me mbështetjen e familjes time po ndërmarr hapa për ta zgjidhur atë. Kam arsye të jem optimist dhe të ndihem mirë”, kanë qenë fjalët e aktorit.

Meqë ra fjala, aktori është i martuar me Kimberly Brook që nga viti 2010 dhe së bashku kanë gjashtë fëmijë.

Rolin e parë e luajti në vitin 1993 në një episod të serialit “Clarissa Explains It All”, por u bë i famshëm me rolin e tij në serialin “Dawson’s Creek”, ku luante adoleshentin Dawson Leery. Seriali gjithashtu nisi karrierën e Michelle Williams, Katie Holmes dhe Joshua Jackson. /Telegrafi/

Exit mobile version