James Rodriguez ka zbuluar se ai ka tentuar të largohet nga Real Madridi në verën e kaluar, mirëpo klubi nuk e lejoi atë.
Kolumbiani kaloi te Los Blancos në vitin 2014 nga Monaco, pas shkëlqimit që kishte në Kupën e Botës, mirëpo në edicionin që lamë pas ka luajtur vetëm 419 minuta.
Me vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, James ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi spanjoll.
“Mos të luaj, është diçka frustruese. E di se mund të jap më të mirën për skuadrën, por shkaku i disa personave nuk mundem”, ka thënë kolumbiani për Realeza del Futbol Latino.
“Nëse do isha lojtar i dobët, do ta pranoja atë, mirëpo unë jam një lojtar me mentalitet fitues dhe këtë e kam treguar”.
“Unë dëshiroja të largohem në verën e kaluar, por klubi nuk më lejoi, duke më premtuar më shumë minuta dhe kjo gjë nuk ndodhi”, ka shtuar më tej James. /Telegrafi/