Telegrafi

James te Unitedi? E gjitha kjo pas një postimi aksidental në profilin zyrtar të Djajve të Kuq në Twitter gjatë ndeshjes ndaj Cityt

Fitorja e Manchester Unitedit me rezultat 2-3 ndaj Manchester Cityt ishte një nga më të mirat në Ligën Premier në sezonin 2017/18.

Djajtë e Kuq me këtë rast arritën t’ia shtyjnë Cityt festën për titull edhe për një javë.

Lexo po ashtu Titulli në dorën e Cityt, por postimi tallës i Unitedit para ndeshjes merr gjithë vëmendjen në rrjetet sociale

Pak minuta para se Chris Smalling të shënonte golin e fitore, profili zyrtar i Unitedit befasoi të gjithë me postimin e tyre, duke shkruar: “James Rodriguez”.

Ky postim është fshirë menjëherë, por ka mjaftuar që të gjithë të fillojnë të flasin për një transferim të mundshëm të kolumbianit në Old Trafford gjatë verës.

Aktualisht James është i huazuar nga Real Madridi te Bayern Munichu për dy sezone dhe ka arritur të tregojë paraqitje të mira.

Lexo po ashtu Dashuria e tifozëve të Unitedin vetëm sa është shtuar për Fergusonin: Ai kërkoi që logoja e Cityt të mbulohej në karrigen e tij

Nuk duhet harruar që para se ish-ylli i Monacos të kalonte te klubi gjerman, ai ishte lidhur shumë herë me një kalim të mundshëm te Unitedi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=18ty9m3dyOY