Telegrafi

James shënon nga gjysma e fushës, ngritë në këmbë gjithë sallën (Video)

Njëri nga basketbollistët më të mirë në botë, LeBron James ka dhuruar spektakël në ‘NBA All Star’.

Ylli i Cleveland Cavaliers, arriti t’i shënoi 23 pikë në ndeshjen më të pritur të vitit.

Shumica e pikëve të shënuar nga James ishin spektakolare me ngulitje atraktive.

Mirëpo në çerekun e dytë, James shënoi një tre pikësh fantastik nga gjysma e fushës duke ngritur në këmbë gjithë të pranishmit.

Video e këtij tre pikëshi është bërë hit nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/