Telegrafi

James: Ronaldo nuk ka të drejtë, Real Madridi janë skuadër e fortë

GLASGOW, SCOTLAND - OCTOBER 31: James Rodriguez of Bayern Muenchen and Scott Brown of Celtic battle for the ball during the UEFA Champions League group B match between Celtic FC and Bayern Muenchen at Celtic Park on October 31, 2017 in Glasgow, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Cristiano Ronaldo kishe thënë se Real Madridit i mungojnë lojtarët me eksperiencë, ndërsa James Rodriguez beson se Los Blancos kanë pasur sezon të mirë deri më tani. 

Reali pësoi humbje ndaj Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve, duke e humbur edhe vendin e parë, ndërsa Ronaldo kishte thënë se largimet e James, Pepe dhe lojtarëve të tjerë nuk janë mbushur nga të rinjtë.

“Po kalojnë një kohë të vështirë dhe në këtë kohë po japin deklarata që nuk duhet t’i bëjnë”.

James thotë se Ronaldo e ka gabim

“Mendoj që Real Madridi ka lojtarë të mirë, të mjaftueshëm për ta pasur një sezon të mirë”.

“D o ta marrin vendin e merituar, pasi kanë një skuadër shumë të mirë, por duhet të punojnë që të përmirësohen”.

Lexo po ashtu Tifozët provokojnë Ronaldon duke thirrur emrin e Messit, portugezi reagon në fushë ndaj tyre (Video)

“Kam lënë shumë kolegë dhe shokë të mirë në Madrid, kur kam kohë i shikoj ndeshjet e tyre. Kam kontakt me Sergio Ramosin, Karim Benzeman dhe Marcelon”.

Rodriguez ka filluar të adaptohet me futbollin gjerman

Rodriguez u pyet se a do të kthehet në Madridi nëse ka paraqitje të mira me Bayern Munich.

“Nuk e di. Tani për tani po mendoj vetëm për Bayern Munichin”.

“Jam në huazim dy vjeçar dhe po kaloj shumë kohë të mirë, jam i lumtur”, ka thënë James. /Telegrafi/