James Rodriguez do të luajë me fanellën me nurin 11-të te Bayern Munich.
Ai i kaloi me suksese testet mjekësore dhe u prezantua si transferimi më i ri i Bayern Munich.
Ish futbollisti i Real Madridit ka kaluar te klubi bavarez si huazim dy vjeçar në vlerën e 10 milionë eurove.
Për ta siguruar kartonin e plotë Bayern duhet të paguajë edhe 40 milionë euro tjera.
James nuk ka mundur ta ketë numrin 10-të pasi ai mbahet nga Arjen Robben. /Telegrafi/