Telegrafi

James Rodriguez zbulon arsyen e dështimit të transferimit te Atletico Madridi

James Rodriguez ishte i vendosur të nënshkruante për Atletico Madrid, por kolumbiani ka zbuluar se ishte Real Madridi që ndaloi kwtw lëvizje.

Pas periudhës së huazimit të James në Bayern Munich, ishte në marrëveshje për ta çuar atë te rivalët lokal të Los Colchoneros, por Los Blancos bllokoi gjithçka.

“Kam luajtur shumë pak në Madrid. Sidomos në magjinë time të dytë”, ka thwnw fillimisht James për ESPN.

“Pas largimit nga Bayern kam pasur gjithçka gati për t’u bashkuar me Atletico Madridin, por Real Madridi nuk më lejoi”.

Napoli ishte një tjetër klub i interesuar për të nënshkruar me James atëherë, me Carlo Ancelotti në stol të klubit italian. Ancelotti u largua në dhjetor, dhe së shpejti u transferua në Everton, ku James e ka ndjekur që atëherë.

“Po të mos ishte Carlo, nuk do të kisha ardhur në Everton. Kjo wshtë e vërteta. Pastaj, fillova të njoh klubin, njerëzit dhe pashë që të gjithë donin të fitonin, si unë. Por Carlo që ishte këtu ishte thelbësore”.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua për shkak të problemeve fizike, por unë e di që kur luaj mirë, ekipi luan mirë. Unë kam treguar forcën time në klub, dhe me shokët e mi të skuadrës. Unë dua që Everton të luajë një futboll të mirë”, përfundoi kolumbiani. /Telegrafi/