James Rodriguez ka folur pas një kohe të gjatë rreth largimit prej Real Madridit.
Kolumbiani ka pohuar se nuk ishte lojtari i preferuar i trajnerit francez, Zinedine Zidane.
“Çdo trajner ka preferencat e tija. Nuk kam qenë në planet e trajnerit edhe pse luaja e shënoja gola. Të gjithë kanë preferencat e tyre dhe ne duhet ta respektojmë Zidanen”, tha francezi.
Kolumbiani e bëri të qartë se aktualisht është shumë i kënaqur me situatën në Bayern.
“Heynckes është një trajner i madh, ne flasim shumë dhe ai më ndihmon. Pak nga pak kam gjetur ritmin tim”, tha ai.
James pranoi se do të dëshironte të qëndronte te bavarezët dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.
“Do të qëndrojë në Bayern Munich. Jam i lumtur dhe shumë komod, nuk mendoj për ndonjë gjë tjetër, Bundesliga është një ligë e madhe”, tha James.
Theksojmë se është i huazuar te kampioni i ligës elitare gjermane për dy vjet dhe ka mundësi edhe të blihet nga Bayerni. /Telegrafi/