James Rodriguez duket i vendosur të qëndrojë në Real Madrid edhe për sezonin 2019-20, pasi bisedimet e largimit u ndërprenë.
Reprezentuesi i Kolumbisë ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Santiago Bernabeu këtë verë, me rivalët e Atletico Madridit dhe Napolin të interesuar për transferimin e tij, pasi Bayern Munichu vendosi të mos e blejë pas huazimit.
Megjithatë, interesimi nga të dyja klubet tani është ulur, me Real Madridin që kërkon rreth 40 milionë euro, pavarësisht se Rodriguez ka mbetur me vetëm një vit në kontratën e tij me Los Blancos.
Pas kësaj ngecje në largimin e tij, ylli kolumbian thuhet se ka vendosur të mbetet edhe në këtë sezon pjesë e Mbretërve.
“James tani do të qëndrojë në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Josep Pedrerol nga emisioni televiziv El Chringuito de Jugones.
“Lëndimi i Marco Asensio ka ndryshuar gjërat në Real Madrid.
“Klubi ka marrë vendimin për ta mbajtur atë”, përfundoi Pederol. /Telegrafi/