Telegrafi

James Rodriguez shkurorëzohet prej bashkëshortes, fillon romancën me supermodelen ruse (Foto)

James Rodriguez duket se ka bërë disa lëvizje edhe në aspektin sentimental.

Pasi u huazua te Bayern Munich, futbollisti i Real Madridit është shkurorëzuar pas gjashtë vjetësh martese me Daniela Ospinan.

Megjithëse janë parë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, tashmë gjithçka ka marrë fund ndërmjet tyre.

Siç raportojnë mediet spanjolle dhe ato kolumbiane, bashkëshortja është detyruar të ndahet prej futbollistit pasi që ajo ka marrë vesh James po e tradhton me modelen ruse Helga Lovekaty.

Bukuroshja 23-vjeçare theksojmë se ka 3,3 milionë ndjekës në llogarinë personale në Instagram dhe është shumë e njohur jo vetëm në Rusi.

Theksojmë se Daniela është motra e shokut të futbollistit të kombëtares kolumbiane, David Ospina. /Telegrafi/