James Rodriguez pati një karrierë produktive në Evropë, duke u shfaqur për ekipe si Porto, Monaco, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Në moshën 33-vjeçare, ai do të kthehet në La Liga, te klubi me bazë në Madrid, Rayo Vallecano.
Fabrizio Romano shkroi në Twitter: “James Rodriguez, në prag të bashkimit me Rayo Vallecano si ofertë zyrtare është dërguar sot”.
“Kontratë deri në qershor 2025 plus opsion për një sezon më shumë. Pothuajse gjithçka gati”.
Kolumbiani ka luajtur më parë për Sao Paolo në Brazil, duke shënuar dy gola në 22 paraqitje që kur iu bashkua klubit verën e kaluar. /Telegrafi/