James Rodriguez këmbëngul se ai është duke menduar vetëm për Bayern Munichun edhe pas njoftimeve se mesfushori ka përçarje me trajnerin Niko Kovac.
Bajerni nuk po nxiton të përdorë opsionin e tyre për të blerë Jamesin, i cili është në sezonin e dytë dhe të fundit të marrëveshjes së tij dyvjeçare me Real Madridin, sipas kryetarit Karl-Heinz Rummenigge.
James thuhet se dëshiron të kthehet te fituesit aktual të Ligës së Kampionëve në Madrid, por kolumbiani nuk pranoi të spekulohej për të ardhmen e tij.
“E tashmja ime është me Bayern Munichun, kam kontratë me ta deri në qershor”, ka thënë fillimisht James.
“Jam mirë, jam i qetë. Në Qershor ne do të shohim se çfarë do të ndodh, por tani po mendoj vetëm për Bayernin”.
“Bayerni ka një skuadër të shëndetshme që është e mirë [së bashku], dhe nuk ka asnjë problem me Kovacin”, përfundoi kolumbiani.
James kishte shënuar tre gola dhe dy asistime nga 11 paraqitje këtë sezon – shtatë si titullar.
Megjithatë, kolumbiani po përballet me një lëndim të ligamentit të kolateralit, i cili e mban jashtë fushave që nga muaji i kaluar. /Telegrafi/