Telegrafi

James Rodriguez po kthehet në Evropë, afër transferimi te Olympiacos

James Rodriguez është kthimit në Evropë, pasi transferimi te Olympiacos duket afër.

Sulmuesi kolumbian do të mbërrijë sot në Greqi për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë për kampionin grek.

Grekët fillimisht do ta sjellin Jamesin në huazim dhe në fund të sezonit do të vendosin nëse duan ta blejnë nga Al Rayyan.

James do t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës Marcelo në klubin e ri, i cili mbërriti si transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin.

Para Evertonit, ai ka veshur fanellën e Real Madrid, Bayern Munich, Monaco, Porto./Telegrafi/