Telegrafi

James Rodriguez: Një rikthim te Real Madridi? Mendoj vetëm për Bayernin

Ylli i Bayern Munich, James Rodriguez, ka lënë të kuptohet se nuk do të kthehet më në Real Madrid, pasi mendon vetëm për Bavarezët.

James është në një marrëveshje për huazim dyvjeçar te Bayerni Munichu.

Megjithatë, është konfirmuar nga drejtorët e klubit gjerman që ata synojnë të nënshkruajnë përgjithmonë me Rodriguezin.

Një gjë të tillë e do edhe kapiteni i Kolumbisë, pasi ai nuk mendon rikthimin te Reali, por qëndrimin te Bayerni.

James Rodriguez (Getty Images)

“Një kthim në Madrid? Nuk e di. Në të ardhmen, nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht James.

“Ju duhet të mendoni se çfarë po ndodh tani dhe ky klub është i tanishmi”.

“Jam i lumtur në Bayern, luaj më shumë dhe është mirë për mua”.

“Unë mendoj vetëm për Bayernin”, përfundoi ylli kolumbian, i cili ka rilindur që nga transferimi në Allianz Arena. /Telegrafi/