Telegrafi

James Rodriguez mund të kthehet te Real Madridit, thotë babai i tij

James Rodriguez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Juan Carlos Restrepo, i cili është kujdestari apo babai jo-biologjik i James Rodriguez, beson se reprezentuesi kolumbian mund të kthehet në Real Madrid.

Mesfushori kolumbian aktualisht është duke hyrë në gjashtë muajt e fundit të një marrëveshjeje huazimi prej dy sezonesh në Bayern Munich.

Bavarezët kanë mundësinë e blerjes përfundimtare prej 35 milionë euro për ta nënshkruar atë përgjithmonë, por si duket nuk do ta shfrytëzojnë atë dhe lojtari mund të kthehet të Mbretërit.

Lexo po ashtu James Rodriguez refuzon transferimin te Arsenali

“Nuk e di për të ardhmen e tij, mund të ofrohen shumë oferta, por e di që ai pëlqen të jetë në Munich”, ka thënë fillimisht Restrepo për Marca.

“Ai është i lumtur, është shumë i motivuar dhe po punon me të vërtetë, ai është në një mjedis ku ekziston një nivel i lartë i lojës dhe fizikisht ai është mirë”.

“Është për të ardhur keq që ai nuk është aktualisht në Madrid sepse ai është klubi që ai do, edhe pse ai ka gëzuar shumë momente të bukura në atë klub”.

Lexo po ashtu Real Madridi i ofron Rodriguezin dhe para Tottehamit për Eriksenin

“Ai është një tifoz i klubit dhe ata qëndrojnë në zemrën e tij, kështu që në atë bazë ai do të jetë i hapur për një rikthim nëse gjërat shkojnë në atë drejtim”.

“Madridi ka të drejtat e tij dhe duhet të vazhdojë të luajë mirë, kush e di? Do të ishte e mundur të rikthehet”, përfundoi babai i Rodriguezit. /Telegrafi/