Telegrafi

James Rodriguez kthehet te Real Madridi, në pritje të vendimit të ri

Të hënën në mëngjes James Rodriguez u shfaq në hyrje të Valdebebas (qendra stërvitore), ku kolumbiani ka filluar punën me shokët e tij te Real Madridi.

Edhe pse ishte dita e tij e parë, ai kishte një rutinë krejtësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e skuadrës.

James u kthye në të njëjtën kohë me Casemiron dhe Eder Militaon, ku secili prej tyre morri pjesë në Copa America.

Klubi e ka botuar një foto në internet me të tre duke u trajnuar së bashku.

Lojtari e di se duhet të punojë shumë nëse do të qëndrojë në Santiago Bernabeu, por e ardhmja e tij është ende në ajër.

Zinedine Zidane ka qene i qarte duke thënë se nuk llogarit në të. Për të ka interesim nga klube si Napoli dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/