Telegrafi

James Rodriguez ka pranuar transferimin te Atletico Madridi, por ka një problem

James Rodriguez te Real Madridi (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez dëshiron të bashkohet me Atletico Madridin, duke refuzuar ofertat nga Anglia apo Italia.

El Mundo Deportivo shkruan se agjenti i lojtarit Jorge Mendes ka folur tashmë me Drejtorin e Përgjithshëm të Atleticos, Miguel Angel Gil Marin për marrëveshjen – e cila filloi të flitet që nga vera e kaluar.

Pengesa më e madhe për marrëveshje është paga aktuale e lojtarit prej 8.5 milionë euro në vit – të cilën Atletico nuk mund ta përballojë.

James Rodriguez (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

James ka luajtur në vetëm katër ndeshje në La Liga për klubin këtë sezon dhe nuk ka asnjë paraqitje nga tetori.

Kontrata e mesfushorit kolumbian skadon në vitin 2021 dhe klubet tjera që e duan janë Manchester United, Everton, Juventus dhe Napoli.

James Rodriguez e Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Ish-ylli i Portos u rikthye në Los Blancos verën e kaluar pas huazimi dy-vjeçar në Bayern Munich.

James shënoi 15 gola dhe siguroi 20 asistime në 67 ndeshje për klubin bavarez. /Telegrafi/