Iu deshën vetëm 13 minuta në ndeshje me Sporting Lisbonën që James Rodriguez të impresionojë Zinedine Zidanen.
Ai u fut në lojë kur ishte rezultati 1-0 duke ndihmuar skuadrën për ta kthyer rezultatin.
James e bëri edhe asistim në golin e Moratas, për t’i dhënë një kënaqi të madhe tifozëve në Santiago Bernabeu.
Kolumbiani është i lumtur momentalisht në klub, pasi situata nga sezoni i shkuar ishte e rëndë.
Ai tregoi lojë të mirë kundër Celta Vigos dhe Sporting Lisbonës duke e bërë Zidanen të mendojë për zgjedhjet e tij. /Telegrafi/