Telegrafi

James Rodriguez drejt largimit nga Bayern Munich, menaxheri Mendes mund ta dërgojë në Serie A

Bayern Munich po mendohet që ta lirojë kolumbianin James Rodrigez që është në huazim nga Real Madridi.

Është raportuar se gjermanët janë gati të paguajnë 42 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Real Madridi.

Gjithsesi tanimë ndryshon puna, pasi trajneri Niko Kovac nuk po e aktivizon shumë mesfushorin sulmues.

Deri më tani ai ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar dhe është i pakënaqur.

Këtë edhe e ka shprehur hapur para bashkëlojtarëve kur i kishte thënë trajnerit se këtu nuk është në Eintracht Frankfurt.

Lexo po ashtu Rodriguez i pakënaqur me Kovacin, mendon largimin nga Bayerni

Jorge Mendes, menaxheri i sulmuesit, po mendon ta largojë nga Gjermania lojtarin.

Për këtë ai ka kontaktuar me Uli Hoenes dhe Karl-Hainz Rummenigge.

Sipas Bildit, Juventusi mund ta ofrojë lojtarin për 60 milionë eurove.

Italianët po kërkojnë të përforcohen edhe më shumë, pasi duan të fitojnë me çdo kusht Ligën e Kampioneve. /Telegrafi/