Telegrafi

James preferon këtë skuadër angleze

James Rodriguez dëshiron të transferohet në Manchester United këtë verë.

Sulmuesi i Real Madridit duket se ka vendosur që ta ndahet me Real Madridin, pas një sezoni jo edhe aq të mirë.

Sipas mediave spanjolle, ylli kolumbian favorizon Unitedin nëse ai do të shitet nga klubi madrilen.

24 vjeçari në vitin 2014 ishte transferuar nga “Bernabeu” nga Monaco për çmimin 80 milionë euro, por duket se lojtari do të largohet nga gjiganti spanjoll për shkak se ai nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Ndryshe, James kërkohet edhe nga PSG-ja, por siç shkruajnë mediat iberike, kolumbiani preferon “Djajtë e Kuq”.

James nga koha kur iu ka bashkuar Real Madridit, ka shënuar 25 gola, 28 asistime në 78 paraqitje në gjitha garat. /Telegrafi/