Telegrafi

James me pikë dhe Chandller me bllokadë vendimtare, Lakers marrin fitore të vështirë përballë Hawks

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e tretë radhazi në NBA.

Ndeshja nisi mirë për mysafirët nga të cilët me pikët e Prince e Bazermore krijuan avantazhin e parë 9:0.

Por të udhëhequr nga LeBron James, Lakers u rikthyen për ta mbyllur çerekun e parë në të mirë të tyre 28:22.

Në 12 minutëshin e dytë të kësaj sfide, ishin Hawks që shënuan shtatë pikë më shumë 31:24 dhe duke u mbyllur pjesa e parë me epërsinë e një pikëve 53:52 për Atlantan.

Lakers u rikthyen fuqishëm në dy çerekët vendimtar për ta fituar takimin në fund me rezultat 107:106.

Ishte LeBron James që shënoi dy pikët vendimtare për Lakers 15 sekonda para fundit të ndeshjes, ndërsa Chandller bllokoi Youngun për t’i dhënë fitoren Lakers.

James ishte shënuesi më i mirë në këtë takim me 26 pikë shtatë kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kyle Kuzma me 18 pikë e tetë kërcime.

Pikë dyshifrore te vendasit shënuan edhe Lance Stephenson (11), Caldwell-Pope (11) dhe Brandon Ingram 10.

Mysafirët luajtën mjaftë mirë por në fund fati ia ktheu shpinën.

Koshashënuesi më i mirë ishte Prince me 23 pikë i ndihmuar edhe nga Bazermore me 21 dhe Young me 20 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.

Kjo ishte fitorja e shtatë e Lakers këtë edkckon, ndërsa kanë pësuar gjashtë disfata.

Në ndeshjen e ardhshme skuadra e drejtuar nga Luke Walton takohet me Portlandin. /Telegrafi/

Lakers – Atlanta Hawks 107:106