James Rodriguez beson se Real Madridi nuk është më i interesuar ta rikthejë atë në “Santiago Bernabeu” në të ardhmen.
Kolumbiani nuk ishte pjesë e planeve të Zinedine Zidane sezonin e kaluar dhe u largua për Evertoni, ku u bashkua me Evrtonin e Carlo Ancelottit.
I pyetur nga një tifoz për t’u rikthyer në kryeqytetin spanjoll gjatë paraqitjes së tij të re në “Twitch”, James ka thënë se Real Madridi nuk do të ishte i interesuar ta kthente.
“Askush nuk më dëshiron më atje”, iu përgjigj James tifozit.
Lojtari ishte huazuar dy vjet në Bayern Munich në vitin 2017 para se të kthehej në Real Madrid në vitin 2019.
Pas kthimit të tij, James u përpoq të jepte më të mirën nën drejtimin e Zinedine Zidanes, ku Real Madrid arriti të fitonte Superkupën dhe La Liga sezonin e kaluar. /Telegrafi/