Telegrafi

James i pandalshëm, tjetër fitore për Cleveland (Video)

Njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të NBA, LeBron James ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme.

Cleveland Cavaliers ka triumfuar edhe në ndeshjen e pestë radhazi, ku për kundërshtar kishte Washington Wizards 106-99.

LeBron James pati paraqitje brilante ku realizoi ‘Triple Double’, të 61 në karrierën e tij.

32-vjeçari shënoi 20 pikë bëri 15 asistime dhe pati 12 kërcime në fitoren e Cavaliers.

Megjithatë koshashënuesi më i mirë te Cavs ishte Kevin Love me 25 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Jeff Green që shtoi 15 pikë të tjera.

Breadley Beal shënoi 27 pikë, pësë kërcime e pesë asistime për Wizards por të pamjaftueshme për fitore.

Cavs mbetën në pozitë e dytë në Konferencën Lindore, ndërkohê Wizards në të tetën dhe janë brenda objektivave që është zona e ‘Play-Off’.

Ka vazhduar forma e mirë e Indiana Pacers që kanë marrë fitoren e 17-të në këtë edicion.

Pacers ishin mysafirë tek Brooklyn Nets dhe triumfuan me 12 pikë diferencë 109-97.

Victor Oladipo i udhëqi Pacers me 26 pikë të shënuara, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe dyshja Sabomis dhe Turner që realizuan 17 respektivisht 16 pikë.

Në ndeshjet tjera fitore morën edhe Detroit Pistons që mposhtën Orlandon me rezultat të ngushtë 114-110 dhe Toronto Raptors që para tifozëve të vet mposhti Sacramenton 108-93. /Telegrafi/

Rezultatet:

Toronto Raptors – Sacramento Kings 108-93

Detroit Pistons – Orlando Magic 114-110

Cleveland Cavaliers – Washington Wizards 106-99

Brooklyn Nets – Indiana Pacers 97-109