Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
O’Brien ka fituar besimin e 67 senatorëve amerikan kundrejt 31 që ishin kundër kandidaturës së tij.
Kujtojmë se ai ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 1999.
67-31, Senate confirmed the nomination of James C. O'Brien, of Nebraska, to be an Assistant Secretary of State (European and Eurasian Affairs). Rollcall Vote #249 https://t.co/7iScGvjuI5
— U.S. Senate Updates (@SenateFloor) October 4, 2023
Që nga viti 2022, O’Brien punon si shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën e ambasadorit, në Departamentin amerikan të Shtetit.
Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, O’Brien më parë shërbeu në dy administrata amerikane, si i dërguar special presidencial.
Ai shërbeu si këshilltar i lartë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe i dërguar i presidentit për Ballkanin. /Telegrafi/