Telegrafi

James: Mund të shmangim rënien

James, i cili mbajti shiritin e kapitenit në takimin e mbrëmshëm në Craven Cottage, thotë se asgjë nuk ka mbaruar ende.

“Ne kishim dy ndeshje më pak, tash është një, por gjashtë pikë diferencë nuk është e pakapërcyeshme”.

“Na patë në Fulham. Ne luajtëm mirë. Një incident na kushtoi me gjithë ndeshjen ku patëm katër ose pesë shanse dhe nuk i shfrytëzuam. Nuk mendoj se vetëbesimi është problem. Ne dukeshim mirë”, ka thënë James./Telegrafi/