Mesfushori kolumbian James Rodriguez assesi të rehatohet te Real Madridi.
Ylli i Kolumbisë nuk ka kaluar formë të mirë muajt e fundit dhe kështu ka humbur pozitën titullarit te Real Madrid.
Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Madrid, pasi drejtuesit e klubit janë duke menduar shitjen e tij.
Bundesliga ose Liga Premier mund të jenë ideale për të, pasi dy skuadrat e interesuara janë nga këto kampionate.
Gjiganti gjerman Bayern Munich është favorit për transferimin e tij, pasi trajneri i ardhshëm i Bayernit, Carlo Ancelotti e ka lojtar të preferuar kolumbianin.
Gjithsesi në garë për të mbetet edhe Manchester United, ndërsa Real Madridi për ta lënë të lirë lojtarin kërkon 65 milionë euro. /Telegrafi/