Site icon Telegrafi

James Milner shpreson që nuk do të realizohet projekti i Superligës Evropiane

James Milner ka shfaqur mendimin e tij për formimin e Superligës Evropiane, pas barazimit 1-1 të Liverpoolit ndaj Leeds United.

Gjashtë klube nga Liga Premier në mesin e tyre edhe The Reds, u janë bashkuar gjashtë klubeve të tjera (tre nga La Liga dhe tre nga Serie A), për të formuar një garë të re në futboll.

Lexo po ashtu Takim urgjent mes 14 klubeve nga Liga Premier që nuk janë të përfshira në Superligën Evropiane

Milner ka thënë se atij nuk i pëlqen një garë e tillë dhe shpreson që mos të ndodhë.

“Unë mund të them vetëm mendimin tim. Nuk më pëlqen kjo gjë dhe shpresojë që nuk do të ndodhë”, ka thënë anglezi.

Lexo po ashtu Perez flet për të gjitha: Kontrata që klubet kanë me Superligën, PSG dhe Bayerni, sanksionet nga UEFA dhe në fund për CR7, Mbappen dhe vizitën e babit të Haaland

“Nuk dua të ndodhë për shkak të arsyes së njëjtë si çdokush tjetër”, ka shtuar më tej Milner.

Florentino Perez, që është zgjedhur si president i Superligës Evropiane ka bërë të ditur se 12 klubet kanë nënshkruar marrëveshjet dhe askush nuk mund t’i ndalë nga krijimi i kësaj gare. /Telegrafi/

Exit mobile version