Telegrafi

James, lojtar tjetër kur luan me Kolumbinë (Video)

James Rodriguez vazhdon të jetë inspirim për kombëtaren e tij të Kolumbisë.

Mesfushori sulmuesi i Real Madridit, ka vazhduar të shkëlqej me fanellën e Kombëtare së tij në Kupën e Amerikës.

Ai shënoi një herë dhe asistoi po ashtu kundër Paraguait, ku Kolumbia fitoi 2-1.

Forma e lojtarit vazhdon të jetë shumë e lartë kur luanë me Kombëtaren e tij, për dallim nga ajo te Real Madridi.

Ishte pikërisht paraqitje me Kolumbinë që e solli lojtarin te klubi më i madh në botë, pasi në kampionatin botëror para dy vitesh ai shkëlqeu.

Ai vazhdon që për kombëtaren të bëjë sakrifica duke luajtur me krahë të lënduar, ndërsa nga shumë tifozë është krahasuar me heronjë të filmave vizatimor.

Ky është goli i dytë i James me kombëtaren në Kupën e Amerikës, duke e vënë kandidaturën e tij për lojtarin më të mirë në këtë kampionat. /Telegrafi/