Telegrafi

James Lipton, prezantuesi i “Inside the Actors Studio” vdes në moshën 93-vjeçare

James Lipton, aktori, producenti dhe prezantuesi i shout të famshëm “Inside the Actors Studio”, ka vdekur të hënën në shtëpinë e tij në New York, sipas raportimeve.

Ai ishte 93-vjeçar.

“Ka shumë histori për James Liptin por jam shumë i sigurtë që ai do mbahet mend si një person që e ka dashur punën që bënte dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar”, ka thënë gruaja e tij, Kedakai Turner në një prononcim për TMZ.

Kedakai Turner dhe James Lipton (Foto: Getty Images/Guliver)

“James Lipton ishte titan i filmit dhe industrisë së argëtimit dhe kishte një ndikim të madh. Kisha kënaqësinë që kam punuar me Jim për 20 vite. Ne të gjithë e respektuam pasionin e tij. Bravo dhe NBC Universal shpreh ngushëllimet e thella për gruan dhe gjithë familjen e tij”, tha producentja televizive, Frances Berëick në një deklaratë për Fox News.

Gjatë kohës së tij ai intervistoi Morgan Freeman, Sean Penn, Betty White, Ben Affleck, Al Pacino, Halle Berry, Ron Hoëard, Anthony Hopkins, Gwyneth Paltrow dhe Faye Dunaway, disa prej emrave të mëdhenj botërorë.

Lipton gjithashtu bëri një paraqitje në “The Simpsons”, “Family Guy”, “Saturday Night Live”, “Arrested Development” dhe “Glee”.

James Lipton (Foto: Getty Images/Guliver)

James kishte lindur më 19 shtator të vitit 1926 në Michigan dhe ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale. /Telegrafi/