Telegrafi

James largon nga vetja të gjitha skuadrat e interesuara

James Rodriguez ka folur rreth së ardhmes së tij, ku ka theksuar se do të dëshironte të qëndroj gjithmonë te Real Madridi.

Ylli kolumbian nuk po luan rregullisht për gjigantin spanjoll dhe kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm të tij.

Megjithatë, James ka theksuar se është i lumtur te Reali dhe dëshiron të qëndroj gjithmonë te ‘Mbretërit’, pasi janë një grup futbollistësh të lidhur ngushtë mes vete.

“Kur më jepet mundësia, unë gjithmonë përpiqem të bëjë të mirë”, ka thënë fillimisht James për gazetarët spanjoll.

“Unë dua që gjithmonë të jem këtu. Është e qartë se në jetë dhe në futboll ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë, por unë dua të qëndrojë këtu”, përcjell Telegrafi.

“Është gjithmonë një plus që të ketë lojtarë të tillë të mëdhenj”, shtoi James.

“Nëse BBC [Bale, Benzema dhe Cristiano] janë në dispozicion, ata gjithmonë do të jenë të rëndësishëm”.

“Ne jemi një grup i lidhur ngushtë mes vete, së bashku, dhe kjo është reflektuar shumë në fushë”.

“Jemi të bashkuar gjithmonë, jemi një grup i shëndetshëm me njerëz të pabesueshëm. Ne gjithmonë dalim për të fituar ndeshjen”, përfundoi ylli kolumbian. /Telegrafi/