Telegrafi

James konfirmon lidhjen me modelen Shannon de Lima

James Rodriguez dhe Shannon de Lima (Fotomontazh: Getty Images/Gulver)

Futbollisti kolumbian, James Rodriguez, është në lidhje dashurie me modelen Shannon de Lima.

Ylli i Bayern Munichut ka qenë i martuar me volejbollisten kolumbiane, Daniela Ospina, gjatë viteve 2010-2017 dhe ndërsa tash është lidhur me Shannon.

E dashura e tij aktuale, bukuroshja venezuelase, ka qenë e martuar me këngëtarin, aktorin dhe producentin e njohur, Marc Anthony, në periudhën 2014-2017.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Rodriguez

Çifti e konfirmuar lidhjen e tyre duke pozuar bashkë gjatë festës së titullit të Gjermanisë me Bayernin.

James është i huazuar te kampioni gjerman nga Real Madridi dhe pritet të shihet se ku qëndron e ardhmja e tij. /Telegrafi/