Telegrafi

James Jones, i dërguar i posaçëm për Lindjen e Mesme

Ish-gjenerali do të bashkëpunojë me izraelitët dhe palestinezët për të përmirësuar sigurinë, tha sekretarja e Jashtme e Shtetit, Condoleezza Rice.

Presidenti George Bush u takua edhe një herë me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, në Washington. Më pas ai deklaroi se SHBA-ja do të ndihmojnë për krijimin e një shteti palestinez që të mund të jetojë me Izraelin në paqe.

Gjatë Konferencës njëditore për Lindjen e Mesme që u zhvillua në Annapolis, izraelitët dhe palestinezët kanë rënë dakord që, deri në fund të vitit 2008, të arrihet një fqinjësi shtetërore paqësore. Bisedimet do të fillojnë brenda dy javësh.