Telegrafi

James humb durimin, shanë rëndë Zidanen pas zëvendësimit (Foto)

James Rodriguez ia ka ditët e numëruara te Real Madridi, pasi e ardhmja e tij pas përfundimit të sezonit duket të jetë larg Santiago Bernabeut.

Mesfushori me tipare sulmuesi nga Kolumbia, si duket e ka humbur durimin me situatën e tij te Mbretërit.

Rodriguez përveçse se një rezervë konstante te Reali, ai edhe kur po inkuadrohet në ndeshje të lehta, nuk po luan për plot 90 minuta.

Ashtu ndodhi edhe në fitoren e fundit 4-2 ndaj Leganes, ku James edhe pse shënoi një gol u zëvendësua në minutën e 72 nga trajneri Zinedine Zidane.

Këtë zëvendësim kolumbiani nuk e ka pritur mirë aspak, pasi nga leximi i fjalëve të dala nga goja e tij, thuhet se ai e ka sharë trajnerin Zidane.

“I ç*** nënës, asnjëherë nuk po më lë të luaj ndeshjen e plotë”, besohet të ketë thënë Rodriguez pas zëvendësimit të tij

Pas këtij rasti, e ardhmja e ish-yllit të Portos do të komplikohet edhe më shumë dhe Rodgiruez me shumë gjasë do të largohet në verë, me shumë skuadra nga Liga Premier dhe Serie A që duan shërbimet e tij. /Telegrafi/