Site icon Telegrafi

James Harden me rekord historik në NBA: U shënoi të paktën 30 pikë të të gjithë rivalëve brenda një sezoni

James Harden (Foto by Sarah Stier/Getty Images/Guliver)

Koshashënuesi më i mirë aktualisht në këtë sezon ka arritur një rekord që nuk e kishte bërë askush në historinë e NBA-së.

Houston Rockets mundi Atlanta Hawks me rezultat 121:105, ku James Harden regjistroi ‘double-double’ në saje të 31 pikëve dhe dhjetë asistimeve.

Ky ishte ballafaqimi i 74-të në karrierë, ku ka regjistruar të paktën 30 pikë dhe dhjetë asistime.

Në fakt, një gjë të tillë e kanë bërë edhe Oscar Robertson (230 ndeshje), LeBron James (77) dhe Nate Archibald (76).

Por Harden u bë lojtari i parë në historinë e NBA-së që ka shënuar të paktën 30 pikë në të njëjtin sezon kundër të të gjithë 29 rivalëve në ligë.

I vetmi lojtar që ka bërë një arritje të përafërt është Kobe Bryant, i cili është në sezonin 2005/06 u shënoi të paktën 30 pikë vetëm një ekipi më pak se Harden.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Lojtari i fundit i NBA-së, i cili shënoi 30 pikë të të gjitha skuadrave ishte Michael Jordan në sezonin 1986/87, por ai luajti kundër 22 rivalëve, ndërsa Harden tani ka shtatë më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version