James Harden ka shënuar mbi 40 pikë për të tretën ndeshje rresht duke arritur të sigurojë një tjetër fitore të madhe për ekipin e tij ndaj New Orleans Pelicans në udhëtim.
“Mjekrra” ishte i pandalshëm edhe në këtë duel, pavarësisht se New Orleans është skuadër mjaft e fortë në shtëpi.
Harden realizoi në këtë ndeshje të ngushtë 41 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, i ndihmuar nga Eric Gordon me 21 pikë.
Te Houstoni ishte Randle me 23 pikë e Davis me 22 pikë e 11 kërcime ata që u munduan më së shumti, por nuk mjaftoi kjo që të ndalej marshi i Hardenit.
James Harden kështu në 10 ndeshjet e fundit ka mesatare prej 29 pikësh dhe është duke pasur formën më të madhe në karrierën e tij.
MVP i edicionit të kaluar po ashtu po udhëheq gjatë kësaj forme edhe ekipin ku në 10 ndeshjet e fundit Houstoni ka 9 fitore, pavarësisht lëndimit të Chris Paul.
Houstoni ka 20 fitore dhe është ngjitur në vendin e pestë me vetëm tri fitore larg vendit të parë që mbahet nga Denver Nuggets.
/Telegrafi/