Telegrafi

James Harden festoi ditëlindjen e tij të 33-të në një jaht, hodhi tortën improvizuese në oqean

Një prej basketbollistëve më të mirë në botë, James Harden, ka festuar mbrëmë ditëlindjen e tij të 33-të.

Gardiani i Filadelfias prej vitesh konsiderohet si një nga festuesit më të mëdhenj në NBA dhe këtë e ka konfirmuar mbrëmë.

Harden organizoi një festë ditëlindjeje në një jaht me miqtë dhe një video interesante filloi të qarkullonte në internet.

Miqtë e tij përgatitën një befasi për ditëlindjen e lojtarit në formën e një torte të madhe, por Hardenit nuk i bëri shumë përshtypje dhe bëri një lëvizje të pashpjegueshme.

Ai madje shkoi aq larg sa mori tortën dhe më pas e hodhi në mënyrë të pahijshme nga jahti në oqean.

Harden mbërriti në Filadelfia në një shkëmbim me Brooklyn Nets në fillim të vitit dhe këtë sezon ai njoftoi gjëra të mëdha për 76ers. /Telegrafi/