Site icon Telegrafi

James Harden i dhuroi një top me nënshkrim tifozes në 100 vjetorin e lindjes (Video)

James Harden ka bërë një gjest fisnik në ditëlindjen e një tifozeje.

Basketbollisti i Houston Rockets i ka dhuruar një top me autograf të moshuarës që kishte mbushur 100-vjet, e cila ka ndjekur pothuajse të gjitha ndeshjet e skuadrës teksasiane.

“Sot është ditëlindja e saj e 100, është një bekim. Isha shumë i lumtur për t’i dhënë këtë dhuratë. Jam shumë i bekuar që kam mundur ta takoj”, ka thënë basketbollisti.

Harden shënoi 38 pikë në fitoren kundër Milwaukee me rezultat 111:92. /Telegrafi/

Exit mobile version